Liverpool e interesuar për shërbimet e Sergio Ramos!

The Reds kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e kapitenit të Real Madrid i cili pritet të largohet nga Real Madrid më së largu gjatë merkatos së verës.

Liverpool është e interesuar për transferimin e Sergio Ramos, është ky titulli i shkruar nga El Chiringuito.

Ramos do mbetet pa kontratë gjatë verës dhe Liverpool atëherë do të kërkojë që të përforcojë rradhët e mbrojtjes së saj.

Ylli i Real Madrid ka një histori të komplikuar me Liverpoolin pasi në finalen e Champions League në 2018 ishte pikërisht ai që e lëndoi Mohamed Salah duke pasur kështu një impakt të madh në epilogun e atij takimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here