United duhet të paguajë 100 milionë euro për Grealish!

Manchester United duhet të bëjë gati një ofertë prej afro 100 milionë eurosh në qoftë se dëshiron të sigurojë shërbimet e sulmuesit anësor të Aston Villas, Jack Grealish, raporton The Athletic.

Çmimi i Grealish ka pësuar një rritje të ndjeshme qysh prej rinovimit të tij me këtë skuadër gjatë verës së tij, duke i vështirësuar punët ndjeshëm për Djajtë e Kuq.

Manchester United tentoi të transferojë atë edhe gjatë verës që lamë pas mirëpo pa sukses duke u detyruar kështu që të transferonin yllin e Ajax, Donny van de Beek.

Por këtë verë duket se nuk do të ketë dyshime dhe pritet që skuadra e Solskjaer të hidhet në sulm me të gjithë potencialin që ka për ta transferuar atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here