Manchester United ka marrë vendim për të shitur Paul Pogban pas shkëndijave që dha në merkato agjenti i tij, Mino Raiola, raporton kështu The Sun.
Raiola deklaroi që francezi ishte pranë largimit pas ndeshjes që United humbi 3-2 kundër RB Leipzig, ndeshja që duhet ta fitonin dhe që pastaj u skualifikuan nga Champions.
Pas këtij vendimi gara për të pritet që të jetë shumë e ashpër ku Real Madrid dhe Juventusi janë dy skuadrat më favorite për transferimin e tij.