Skuadrat e Premier League, Arsenal dhe Wolves janë duke bërë gati ofertat për sulmuesin e skuadrës së Valencias, Maxi Gomez.
The Daily Mail raporton se Valencia është shprehur e gatshme për të shitur 24 vjeçarin për të siguruar fonde pas krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
Gomez, një uruguajan, ka shënuar 3 gola këtë sezon në 10 ndeshje të La Ligas.