Reds për shopping te rivalët e tyre.
Liverpooli synon transferimin e sulmuesit të ri të Arsenalit, Folarin Balogun, raportojnë mediat angleze.
19-vjeçari është në shënjestrën e disa klubeve nga Bundesliga, pasiqë kontrata e tij me Topçinjtë skadon në fund të sezonit.
Arsenali synon ti ofrojë kontratë të re, mirëpo Balogun në Janar do të jetë i lirë të negocijojë me skuadrat e interesuara.
Liverpooli synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Reds do të bëjnë çmos për ta bindur 19-vjeçarin t’i bashkohet atyre.