Sipas së përditshmes gjermane Bild, Arsenali synon transferimin e Julian Draxler.
Topçinjtë janë në krizë rezultatesh këtë sezon dhe kanë nevojë për përforcime në këtë merkato.
Draxler pëlqehet shumë nga Arteta dhe spanjolli ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij.
27-vjeçarit i skadon kontrata me PSG në fund të sezonit dhe Arsenali mund ta blejë kartonin e tij për 10 milionë euro.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe sipas të gjitha gjasave Draxler do ta vazhdojë karrierën në Emirates.