Chelsea vazhdon të udhëheqë garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munich, David Alaba, raporton AS.
Austriaku i shkathët ka bërë të ditur se dëshiron largimin nga bavarezët pasi këta të fundit nuk pranuan një rritje të rrogës për të.
Mirëpo Blutë e Londrës në këtë garë nuk do të jenë të vetëm pasi për të gjithashtu interesim kanë shfaqur edhe skuadrat e Liverpool dhe Real Madridit.