Ylli anglez po shkëlqen çdo ditë e më shumë.
Aston Villa beson që futbollisti i saj Jack Grealish ka një vlerë prej 100 milionë funtash, siç raporton The Telegraph.
25 vjeçari ka kohë që po kërkohet nga skuadra e Manchester United dhe dy sezonet e fundit ka kaluar në një formë të jashtëzakonshme duke bërë që Aston Villa të tregojë çmimin për të në rast se Djajtë e Kuq dëshirojnë transferimin e tij.